Arte

Publiku nuk u pajtua me jurinë profesioniste, si i përshkruan sajti i Eurovizion fitoret e Albina Kelmendit dhe Elsa Lilës

Shkruar nga Liberale
Publiku nuk u pajtua me jurinë profesioniste, si i përshkruan sajti i

Sajti i Eurovizion “wiwibloggs.com” i ka dedikuar një artikull fitores së Albina Kelmendi dhe familjes së saj në RTSH.

“U deshën më shumë se tre orë, por Shqipëria dhe artistët dhe shikuesit e saj duruan. Dhe në fund të Festivalit të Këngës 61  - përzgjedhja e Shqipërisë në Eurovision 2023 – preu biletën për në Eurovizion. Albina Kelmendi dhe Familja Kelmendi do t'i shohim në Liverpool me këngën e tyre “Duje” “, thuhet në fillim të përshkrimit, që vijon si më poshtë:

https://youtu.be/1caMPsaOTzE

Këtë vit 26 artistë konkurruan në spektaklin e katër netëve. Pesë nga dhjetë artistët në kategorinë e ashtuquajtur "Artist i ri" u larguan pas gjysmëfinales. Artistët që mbetën në finale na çuan nga baladat mistike shqiptare deri te ‘pop-rock’ dhe ndonjë formë e kërcimit të fundit të viteve '00 (si Manjola Nallbani!).

Një juri profesionale zgjodhi fituesin e përgjithshëm të festivalit, ndërsa publiku – dhe vetëm publiku – votoi për të vendosur se kush do të këndonte në Eurovizion. Ata nuk  u pajtuan me jurinë.

https://youtu.be/0FoD32YCvY0

Elsa Lila, e cila fitoi garat e viteve 1996 dhe 1997, bëri një rikthim triumfues dhe fitoi festivalin për herë të tretë. Kjo e bashkon atë me Manjola Nallbanin, për numrin e fitoreve, tre herë (pas Vaçe Zelës dhe Tonin Tërshanës).

Kënga e saj “Evita” një letër e thjeshtë dashurie dhe emocionuese i dedikohet vajzës së saj. Është e ngjyrosur me trishtim dhe mirënjohje, pasi ajo thotë se nuk e di se sa ditë kanë mbetur për asnjërin prej nesh.

Vendi i Parë : Elisa Lila – “Evita”

Vendi i Dytë : Albina Kelmendi & Familja – “Duje” (Love It)

Vendi i tretë: 2 Ferma – “Atomike” (Atomic)

Festivali i Këngës 61: Vota publike

Megjithatë, publiku kishte mendime të ndryshme. Publiku e renditi Albinën dhe familjen e saj të parët, që do të thotë se ata do të marrin vendin në Eurovizion.

Albina u pushtua nga emocionet, teksa u ngjit në skenë për të pranuar trofeun.

"Ne do t'ju përfaqësojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam shumë emocionuese. S’mund të flas. A do ta këndojmë këngën së bashku?”

Albina bëhet këngëtarja e tretë kosovare që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, duke ndjekur hapat e Rona Nishliut dhe Lindita Halimit.   /Liberale.al/

INTERVISTA E ALBINA KELMENDIT PAS FITORES:  

https://youtu.be/B6zSAHrlSaI?t=3

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH