Aktualitet

Publikohet video kur një danez vrau pesë persona me hark dhe shigjeta në Norvegji

Shkruar nga Liberale
Publikohet video kur një danez vrau pesë persona me hark dhe shigjeta

Mediat e huaja kanë publikuar videon kur një danez vrau pesë persona dhe plagosi tre të tjerë në Norvegji duke i qëlluar me hark.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 tetor të vitit të shkuar kur 37-vjeçari Espen Andersen Brathen filloi të qëllonte me shigjeta njerëzit në një supermarket.

Nga ajo që shihet në video, i riu duket sikur ka dalë për gjueti, por në këtë rast në vend të drerëve në pyje dhe livadhe qëllon njerëzit në supermarket teska janë duke blerë ushqime.

Një vit më parë ngjarja u cilësua si akt terrorizmi, tha agjencia e sigurisë e vendit.

Por, Brathen e kishte paralajmëruar sulmin. Më herët ai kishte deklaruar se është bërë mysliman dhe se pyeste njerëzit “nëse duan luftë”. “Unë jam një mysliman, doni vërtetë luftë”- dëgjohet të thotë ai në një video të publikuar në vitin 2017. Një video e fshirë që u postua fillimisht në YouTube u shfaq në internet, në të cilën Brathen diskuton se është konvertuar në Islam. Prokurorja Ann Iren Svane Matthiassen tha se ai e kishte pranuar kryerjen e sulmit.

Oficerët e policisë thonë se i dyshuari ishte dënuar disa herë në të kaluarën dhe ishte subjekt i një urdhri ndalimi gjashtë mujor kundër dy anëtarëve të ngushtë të familjes në vitin 2020 pasi ai kërcënoi se do të vriste njërin prej tyre. Ai gjithashtu kishte dënime për vjedhje dhe posedim të sasive të vogla të kanabisit në vitin 2012.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH