Globi

Publikohet video e masakrës në Libi, ku gjetën vdekjen 30 studentë

Shkruar nga Liberale
Publikohet video e masakrës në Libi, ku gjetën vdekjen 30

Sulmi ajror në Libi, i iniciuar nga marshalli Khalifa Haftar goditi një akademi ushtarake në Tripoli, duke vrarë 30 studentë e duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Në reagimin e tij, Haftar ka mohuar përgjegjësinë, duke thënë se shpërthimi nga ndodhur si pasojë e një shpërthimi brenda ambienteve të akademisë.

Ndërkohë në Libi forcat e gjeneralit Khalifa Haftar hynë në qytetin bregdetar të Sirte, deri më tani në duart e Qeverisë së Fayez al-Serraj.

Përparimi i trupave përkon me ardhjen në Libi të grupit të parë të ushtarëve turq të dërguar nga Ankaraja me qëllim mbështetjen e qeverisë Serraj, e njohur nga Kombet e Bashkuara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH