Globi

Publikohet përgjimi i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin

Shkruar nga Liberale
Publikohet përgjimi i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish- kryeministrin Zoran Zaev.

Rasti në fjalë ka të bëjë për ligjin e ri për Prokurorinë që hyri në fuqi vetëm 11 ditë më parë dhe interesi i Zaev që të sigurohej shumica në Kuvend dhe për disa çështje të cilat ishin nën hetim e sipër.

Sipas Zaevit, në përgjimin që është publikuar me Ligjin e Ri binin disa çështje, përfshirë edhe rasti i Ali Ahmetit i cili ishte i dyshuar për ‘’Regjistrimin’’. Sipas Zaevit me këtë zgjidhej dhe çështja e BDI dhe çëshjet mbylleshin me vetë ligjin.

“Talir 2 po bie, bie edhe “Poshtenska Banka ” po bien një sërë rastesh, bie edhe rasti i Ali Ahmetit dhe pothuajse i gjithë rreziku është ky. Kjo është e rëndësishme edhe për BDI-në dhe është një nga zgjidhjet që i kemi. Mbyllen me vetë ligjin. Gjithçka që është pas datës 30, mbeten të gjalla 18 lëndët”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Por LSDM ka reaguar menjëherë duke konfirmuar se Zaev luftoi për shumicën në Kuvend që ky ligj të kalohej.

“LSDM dhe kryetari i saj Zoran Zaev vazhdimisht kanë luftuar për sigurimin e shumicës së dy të tretave në Kuvend, me çka sot lëndët e PSP-së vazhdojnë, edhe pse ajo Prokurori nuk ekziston më”, thonë nga LSDM.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH