Aktualitet

Publikohet fotoja e personit që vrau 60-vjeçarin, pas sherrit në lokal

Shkruar nga Liberale

Mediat kanë publikuar foton e 37-vjeçarit Oligert Dhimitri, i arrestuar për vrasjen e 60-vjeçari Ilir Kapo ditën e sotme.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:15, pranë shkollës “Harry Fultz” në kryeqytet. Autori dhe viktima ishin duke konsumuar alkool në një lokal, dhe pas një zënke mes tyre, 37 vjeçari qëlloi me thikë viktimën.

Të dy ishin banorë të së njëjtës lagje. Dyshohet se Dhimitri ishte përdorues i lëndëve narkotike. Kapo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH