Globi

Publikohet dokumenti sekret: Koronavirusi në Britani do të zgjasë...

Shkruar nga Liberale

The Guardian ka bërë publik një dokument sekret i cili thotë se epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pritet të zgjasë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Sipas të përditshmes britanike, ky virus në Britani do të çojë në spital 7.9 milionë persona.

"Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital.", thuhet në dokument sipas "The Guardian".

Prof Chris Whitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë, e ka përshkruar më parë këtë shifër si skenarin më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak se ai. Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë persona të popullsisë "pritet" të infektohen nga virusi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH