Sport

Publikohet data, kur do të bëhet prezantimi madhështor i Messit nga Inter Miami

Shkruar nga Liberale
Publikohet data, kur do të bëhet prezantimi madhështor i Messit

Në vitin 2007 ishte transferimi i David Beckham që arriti të kthejë vëmendjen në MLS. Tani, vetë klubi i tij po i jep rastin që liga amerikane të jetojë një natë tjetër si qendra absolute e planetit të futbollit, falë Lionel Messit.

Numërimi mbrapsht për daljen e parë të në tokën amerikane ka nisur dhe pas regjistrimit zyrtar të transferimit të tij me hapjen e afatit kalimtar më 5 korrik, tashmë dihet data e zbulimit të tij madhështor.

Në veçanti, ylli argjentinas do të prezantohet zyrtarisht nga klubi "Becks" më 16 korrik, në një ceremoni në stadiumin e skuadrës me titull "The Unveil", e cila parashikohet të jetë spektakolare nga njerëzit e klubit.

Siç raporton “ESPN”, Messi me gjasë do të ketë pranë tij mikun e tij të mirë dhe bashkëlojtarin e ri Sergio Busquets, ndërsa parashikohen fjalime në fushë, ngjarje mbresëlënëse dhe shumë surpriza të tjera që do të zbulohen në të njëjtën natë.

Pikëpyetja e radhës për Leon mbetet se kur do të debutojë, me të gjitha indikacionet se kjo do të ndodhë më 21 korrik dhe ndeshjen e Kupës së Ligës kundër skuadrës meksikane Cruz Azul.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH