Sport

Publikohen formacionet zyrtare, Partizani për ‘historinë e Europës’ në Kazakistan

Shkruar nga Liberale

Partizani kërkon të shkruajë historinë e kupave të Europës në Kazakistan, sot ora 16:00, aty ku përballë ka skuadrën e Astanës në një ndeshje mjaft delikate. Dy ekipet janë vetëm një hap larg grupeve të Europës dhe synojnë që të marrin më të mirën në ndeshjen e parë. Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë në “Elbasan Arena”.

Sa i përket rreshtimeve, Zekiç duhet të bëjë pa Mbanë dhe Atanaskoskin, teksa Da Silva është lënë jashtë nga vetë stafi teksa në majën e sulmit do të jetë Grezda. Zekiç ka preferuar rreshtimin 4-2-3-1

ASTANA: Çondriç, Bejsebekov, Maroçkin, Amanoviç, Vorogovski, Hovhanisjan, Lonçar, Ebong, Ourega, Aimbetov, Darbo. Trajner: G. Babajan

PARTIZANI: Qirko, Zekolli, Kocijan, Sota, Hadroj, Mehmeti, Murataj, Taipi, Rrapaj, Cara, Grezda

Trajner. Z. Zekiç

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH