Aktualitet

Publicisti Uvil Zajmi sjell për lexuesin librin e ri humoristik

Shkruar nga Liberale

“Unë, Belul megalomani i sportit”, është libri i ri që publicisti Uvil Zajmi, ka përgatitur dhe shpejt do të dalë në treg. Një libër humoristik, pak ndryshe me botimet, stilin e tij, që ai tashmë ai i ofron lexuesve.

Sipas autorit, idea, përmbajtja i referohet një figurë humoristike e ngjashme me atë komike të Belul Gjiraqinës të Qamil Buxhelit, por në këtë rast, bëhet fjalë për një tjetër personazh, një Belul megaloman, fodull të sportit. Shumë i ditur, i gjithanshëm në këtë fushë, kritikues e që të godet për gjithcka, një figurë e sjellë me humor që flet për karrierën e tij, që komunikon me lexuesit, i përgjigjet letrave të tyre, që jep mend, këshilla, orientime, etj.

Ndonëse i ardhur, i trashëguar nga sistemi që i shërbeu për shumë vite, sot shfaqet me të tjera ngjyra, një Belul megaloman e fodull i kohërave moderne që sipas Zajmi është fantazi dhe nuk i referohet askushit, as dikushit, as tjetërkushit, as shumkushit dhe as kërkushit…

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH