Sport

PSG zyrtarizon Hakimin, marokeni firmos për 5 vjet

Shkruar nga Liberale
PSG zyrtarizon Hakimin, marokeni firmos për 5 vjet

Nuk ka më dyshime, Ashraf Hakimi është zyrtarisht lojtari më i ri i PSG-së. Marokeni ka firmosur kontratë 5 vjeçare teksa transferimi do të kryhet në bazën e 60 milionë eurove, plus 11 milionë bonuse.

Vetë lojtari foli si një futbollist i PSG-së duke u shprehur mjaft i lumtur për aventurën e tij të re: ‘’Sot ndjehem shumë krenar. Pas përvojave të mia në Spanjë, Gjermani dhe Itali, PSG-ja më ofron mundësinë për të zbuluar një ligë të re nën ngjyrat e një prej klubeve më prestigjioze. Mezi pres të takoj shokët e ri të skuadrës, tifozët dhe të ndjej entuziazmin e jashtëzakonshëm që të fal stadiumi ‘’Park De Princ’’. Unë ndaj të njëjtat ambicie të mëdha me stafin dhe lojtarët dhe do të bëj gjithçka për t’i dhënë klubit tim atë që presin nga unë”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH