Aktualitet

Pse u fut në listë kur kishte probleme? Si përgjigjet Balla për Muçin

Shkruar nga Liberale
Pse u fut në listë kur kishte probleme? Si përgjigjet Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, sa i përket situatës me Gjykatën Kushtetuese. I pyetur për shkarkimin nga KPA të Besnik Muçit, njëherësh edhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Balla ka thënë se nuk ka të drejtë të komentojë vendimet për Vettingun.

Ndërsa, i pyetur për faktin se pse Muçi u fut në listën e KED, ndërkohë që kishte probleme me drejtësinë, Balla u përgjigj:

“Nuk e kisha me personin. Sa kohë që kualifikohesh në raundin e parë, vazhdon detyrën në të gjitha planet. E rëndësishme dhe që dua ta sqaroj, është se ne jemi në një situatë dhe konflikt të panevojshëm, të krijuar nga presidenti, për të penguar Reformën në Drejtësi”.

Balla më tej i është përgjigjur edhe deklaratës së Muçit, duke thënë se nuk mund të jetë pjesë e Kushtetueses, momentin që s’kalon Vettingun./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH