Aktualitet

Pse Thaçi nuk merr pjesë në Samitin e Ohrit?

Shkruar nga Liberale
Pse Thaçi nuk merr pjesë në Samitin e Ohrit?

Në samitin e Ohrit që do të zhvillohet ditën e sotme në Maqedoni do të marrin pjesë, kryeministri shqiptar Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në këtë Samit pritet të diskutohet krijimi i mini shengenit ballkanit, mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve, ndërsa në orën 12:00 pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes tyre.

Por Kosova mesa duket nuk do jetë pjesë e Samitit, pasi sipas presidentit, Hashim Thaçi ajo nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e saj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH