Aktualitet

Pse qeveria vijon të paguajë për inceneratorët? Ibrahimi: Po zbatojmë ligjin

Shkruar nga Liberale
Pse qeveria vijon të paguajë për inceneratorët? Ibrahimi: Po

Pavarësisht çështjeve të bujshme dhe arrestimeve, shteti shqiptar vijon t'i paguajë kompanitë koncensionare të inceneratorëve, edhe pse akuzohen për milion euro dëm dhe evazion fiskal.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se kontratat me këto kompani janë zbatuar dhe do të vazhdojnë të zbatohen derisa të ketë një vendim gjykate.

“Janë subjekte hetime dhe s’ka vendim gjykate për ta, institucionet shtetërore s’mund të marrin masa. Kemi vijuar të respektojmë kontratën dhe do e bëjmë për sa kohë jemi në zbatim të kontratës, s’kemi njoftim nga institucionet ligj zbatuese ose të drejtësisë për të marrë masa për këto kontrata jemi në pritje të proceseve të drejtësisë, do marrim masa të nevojshme për respektimin e ligjit”, tha Ministrja Ibrahimaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH