Showbiz

Pse njëri nga partnerët ndalon së dashuri tjetrin, njihuni me arsyet

Shkruar nga Liberale
Pse njëri nga partnerët ndalon së dashuri tjetrin, njihuni me

Çiftet duhet të tregohen vigjilent për të mbrojtur ndjenjat e tyre të dashurisë nga zbehja, si pasojë e presionit që vjen nga jeta e përditshme dhe rutina.

Të ndihesh jo-rehat me partnerin mund të të çojë drejt mendimeve toksike dhe të reduktojë gëzimin që merr nga marrëdhënia. Po cilat janë tre arsyet madhore që bëjnë që njëri nga partnerët të ndalojë së dashuri tjetrin?

1. Nuk ndihen më të vlerësuar, të respektuar apo të vlefshëm për partnerin e tyre

Në fillim të lidhjes, duke qenë se pasioni është i madh dhe dashuron pa kushte, ndodh që të anashkalosh shumë gjëra.

Kur kjo fazë e lidhjes kalon zakonisht ndodh që njëri nga partnerët ta marrë tjetrin për të mirëqënë. Pra, harron të vlerësojë gjestet e vogla, të bëjë komplimente si dikur, përkëdhelje dhe sjellje të mira që tregojnë dashuri dhe vëmendje.

2. Keq-menaxhimi i mendimeve toksike

Kur je në një lidhje të gjatë, partnerët ekspozojnë tek njëri-tjetri edhe anën e tyre më të ndjeshme, më të dobët dhe pranojnë kritika nga pala tjetër.

3. Papërputhshmëria

Studimet kanë treguar se çiftet me sjellje, vlera dhe background-e të ngjashme kanë më shumë gjasa të kënaqen më shumë me shoqërinë e njëri-tjetrit dhe më pak gjasa të ndahen.

Sa më shumë të njohin partnerin dhe të zbulojnë se cilat janë prioritetet, stili i jetës, etj, etj aq më shumë forcohet lidhje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH