Arte

Pse njerëzit që kanë 2 fëmijë jetojnë më gjatë

Shkruar nga Liberale
Pse njerëzit që kanë 2 fëmijë jetojnë më

Fëmijët janë lumturia e prindërve. Një shprehje amerikane thotë: “2 koka janë më mirë se një”. Kjo do të thotë që është më e lehtë që dy persona ta zgjidhin një problem, sesa 1 person e zgjidh vetë dhe kjo duket se vlen edhe për prindërit me 2 fëmijë. Fëmijët tregojnë më të mirën e prindërve, u sjellin atyre lumturi. Jo vetëm kaq, por dhe një jetë të gjatë. Në këtë artikull sot do t’ju tregojmë pse 2 fëmijë mund të kenë një ndikim të madh në jetën e prindërve të tyre.

Studiuesit zbuluan se të pasurit fëmijë lidhet me jetëgjatësinë e prindërve. Sipas një studimi shumë interesant nënat me 2 fëmijë biologjikë jetojnë më gjatë se gratë që nuk kanë fëmijë ose vetëm një djalë apo vajzë.

Pasja e 2 fëmijëve është po aq domethënëse edhe për burrat. I njëjti studim analizoi dhe ndërlidhi numrin e fëmijëve dhe jetëgjatësinë e një burri. Rezultatet treguan se burrat me 2 fëmijë jetuan shumë më gjatë se ata pa fëmijë ose me 1, 5 ose më shumë.

Edhe birësimi mund të ketë përfitime befasuese. Gratë që adoptuan 2 fëmijë kishin një jetë edhe më të gjatë krahasuar me nënat biologjike. Po ashtu nga krahasimi me numrin e fëmijëve të adoptuar dhe jetëgjatësinë doli se prindërit me 2 fëmijë ishin më jetëgjatë se ata me një ose 4 fëmijë të adoptuar.

Një përfundim tjetër mjaft interesant është se adoptimi i një fëmije i shton 3 vjet jetë nënës. Adoptimi i 2 ose 3 fëmijëve u shtoi 5 vjet jetë. Kjo mund të shpjegohet edhe nga mbështetja që fëmijët u japin prindërve në një moshë të madhe.

Ky është një lajm i bukur për nënat dhe baballarët e ardhshëm që dëshirojnë të sjellin djem dhe vajza në familjet e tyre. /Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH