Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja e Prokurorisë për krimin që tronditi Kavajën. Në dosje thuhet se Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kishin konsumuar alkool dhe kokainë, ndërsa në banesë kishte shkuar edhe Dritan Hoxhalli.
“Në mbrëmje Marsida Qatja, Bledar Toçi dhe dy të tjerët kanë konsumuar alkool dhe kokainë. Pak minuta pas mesnate, tek shtëpia e gruas ka shkuar Dritan Haxholli, i cili ka goditur dritaren e katit të parë me qytën e automatikut që kishte fshehur poshtë xhaketës’. “Nëna e tre fëmijëve e ka ftuar të hyjë në shtëpi”, thuhet në raportin e Prokurorisë, raporton “News24”.
Në dosje po ashtu thuhet se fillimisht Dritan Haxholli i ka drejtuar armën Xhulio Biturkut, duke i thënë se “me ty kam punë pastaj”. Ndërsa Bledar Toçit i është drejtuar me fjalët “pse ma bën ti këtë” dhe menjëherë ka qëlluar me automatik në drejtim të tij, duke e plagosur lehtë në qafë. Zyrtari i burgut të Durrësit i është kundërpërgjigjur dhe me armën e shërbimit ka derdhur plot 17 plumba mbi Dritan Haxhollin./Gazeta Liberale