Koment

Pse kapitalizmit i lipset populizmi

               Publikuar në : 09:20 - 14/05/19 E Liberale

Raghuram G. Rajan

Globalizmi, teknologjitë digjitale dhe faktorë të tjerë, u kanë bërë të mundur korporatave konkurruese amerikane të arrijnë dominim të tregut. Nëse e shkuara është si çdo udhërrëfyes tjetër, është vetëm e drejtë që këto firma “superyje” të sfidoheshin tani nga lëvizje politike bazike që protestojnë kundër një aleance të mëkatshme e sektorit privat dhe elitave qeverisëse.

Biznesi i madh është i sulmuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amazon anuloi selinë e re të planifikuar në lagjen Queens të Nju Jorkut, përballë një opozite të fortë vendase.

Lindsey Graham, një senatore amerikane e Republikanëve për Karolinën e Jugut ka ngritur shqetësim rreth pozicionit të pakontestueshëm në treg të “Facebook”-ut, ndërsa kolegia e saj demokrate e senatit, Elizabeth Warren e Masaçusetsit ka bërë thirrje që kompania të shpërbëhet. Warren gjithashtu ka prezantuar legjislacionin që do të rezervonte 40 për qind të vendeve të bordit në korporatë për punonjësit.

Propozime të tilla mund të duken pa vend në tokën e kapitalizmit të tregut të lirë, por debati aktual është ai që i nevojitet Amerikës. Përmes historisë së vendit kanë qenë kritikët e kapitalizmit që siguruan funksionimin e tij të duhur, duke luftuar kundër përqendrimit të pushtetit ekonomik dhe ndikimin politik që jep. Kur një grusht korporatash sundojnë një ekonomi, ata pashmangshëm bëhen bashkë me instrumentet e kontrollit të shtetit, duke prodhuar një aleancë të mëkatshme të elitave në sektorin privat dhe publik.

Kjo është ajo që ndodhi në Rusi, që është demokratik dhe kapitalist vetëm në emër. Duke mbajtur kontroll të plotë mbi eksportin e mallrave dhe sistemin bankar, një oligarki e vërejtur në Kremlin ka sunduar mundësinë e një konkurrence domethënëse ekonomike dhe politike. Në fakt, Rusia është apoteoza e problemit që presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower përshkroi në fjalën e tij të lamtumirës më 1961-shin, kur i paralajmëroi amerikanët të “ruheshin ndaj përvetësimit të ndikimit të pagarantuar” nga “kompleksi ushtarako-industrial” dhe “potenciali për ngritje shkatërrimtare të pushtetit të gabuar”.

Më shumë industri amerikane sunduar tashmë nga pak firma “superyje”, duhet të jemi mirënjohës që aktivistët “socialistë demokratë” dhe protestuesit populistë po i kushtojnë vëmendjen paralajmërimit të Eisenhower-it. Por, ndryshe nga Rusia, ku oligarkët ia detyrojnë pasurinë e tyre kapjes së aseteve të shtetit më 1990-n, firmat superyje amerikane kanë mbërritur aty ku janë, për shkak se janë më produktivet. Kjo do të thotë se përpjekjet rregullatore duhet të jenë më të nuancuara – më shumë bisturi se vare.

Në mënyrë specifike, në një epokë të zinxhirëve furnizues globalë, korporatat amerikane kanë përfituar nga ekonomitë e pamasa të shkallës, efektet e rrjetit dhe përdorimin e të dhënave në kohë reale për të përmirësuar performancën dhe efikasitetin në të gjitha fazat e procesit të prodhimit. Një kompani si “Amazon” mëson nga të dhënat e veta vazhdimisht për të minimizuar kohët e dërgesave dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të saj. Me vetëbesim në epërsinë e saj të lidhur me konkurrencën, firmës i nevojitet pak ndere nga qeveria, një arsye se përse themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, mund të mbështesë “The Washington Post”, që është shpesh kritik me administratën amerikane.

Por vetëm se pse firmat superyje janë superefikase sot nuk do të thotë se do të qëndrojnë ashtu, veçanërisht në mungesën e konkurrencës domethënëse.

Kandidatët do të tundohen gjithnjë për të mbështetur pozicionin e tyre përmes mjeteve antikonkurrencë. Duke mbështetur legjislacionin si Akti i Vjedhjes dhe Abuzimit Kompjuterik më 1984-n dhe Akti i të Drejtës Autoriale të Mijëvjeçarit Digjital, firmat që udhëheqin internetin kanë siguruar që konkurruesit të mos futën në platformat e tyre për të përfituar nga efekti i rrjetit që buron nga përdoruesit. Ngjashëm, pas krizës financiare të 2009-s, bankat e mëdha pranuan pashmangshmërinë e rregullimeve të rritura dhe më pas lobuan për rregulla që, vetëm sa rritën kostot pajtuese, duke disavantazhuar për pasojë konkurruesit më të vegjël. Dhe tani që administrata e Trump-it është bërë e furishme me tarifat e importit, firmat me rrjet të madh mund të ndikojnë se kush merr mbrojtje dhe kush mban kostot.

Në mënyrë më të përgjithshme, sa më shumë që të drejtat e pronës intelektuale të përkufizuara nga qeveria, rregulloret dhe tarifat – më shumë sesa produktiviteti – përkrahin përfitimet e një korporate, aq më shumë i varur bëhet nga bujaria e qeverisë. E vetmja garanci e eficiensës së korporatës dhe pavarësisë nëse është konkurrenca sot.

Trysnia mbi qeverinë për të mbajtur kapitalizmin konkurrues dhe për të ndalur prirjen e tij të natyrshme drejt dominimit nga pak të varur, tipikisht vjen nga njerëzit e zakonshëm, që organizohen në mënyrë demokratike në komunitetet e tyre. Duke mos poseduar ndikim nga elita, ata shpesh duan më shumë konkurrencë dhe akses të hapur. Në ShBA, në fund të shekullit 19, Lëvizja Populiste dhe Lëvizja Progresiste e fillimshekullit 20 ishin reaksione ndaj monopolizimit në industritë kritike si hekurudhat dhe sistemi bankar. Këto mobilizime bazë çuan në rregullore si Akti Antitrust i Shermanit më 1890-n, Akti Glass-Steagall 1933 (megjithëse më pak drejtpërdrejtë), dhe masa për të përmirësuar aksesin në arsim, shëndet, kredi dhe mundësi biznesi. Duke mbështetur konkurrencën, këto lëvizje jo vetëm që e mbajtën kapitalizmin të gjallë, por gjithashtu lajmëruan mbi autoritarizmin korporatist.

Sot, ndërsa punët më të mira priren drejt firmave “superyje” që rekrutojnë kryesisht nga pak universitete prestigjioze, ndërsa kompanitë e vogla dhe të mesme gjejnë shtegun drejt rritjes mbushur me pengesa shtruar nga firmat dominuese dhe ndërsa aktiviteti ekonomik braktis qytetet e vogla dhe komunitetet gjysmë rurale për qytetet e mëdha, populizmi po ngre krye sërish. Politikanët po zvarriten në përgjigje, por nuk ka garanci se propozimet e tre do të lëvizin në drejtimin e duhur. Siç 1930-a e bëri të qartë, mund të ketë alternativa më të errëta ndaj status quo-së. Nëse votuesit në fshatrat e rrënuara franceze dhe qytezat amerikane bien në dëshpërim dhe humbasin shpresën në ekonominë e tregut, do të jenë të brishta ndaj këngës së sirenës së nacionalizmit etnik dhe socializmit të plotë, që do të shkatërronte baraspeshën delikatë mes tregjeve dhe shtetit. Ajo do t’i vendoste fundin si prosperitetit ashtu edhe demokracisë.

Përgjigjja e duhur nuk është revolucioni, por ribalancimi. Kapitalizmit i nevojiten reforma nga lart-poshtë, të tilla si një rregullore për antitrustin e vjetruar, për të siguruar që industritë të mbeten eficiente dhe të hapura për hyrje dhe të mos jenë të monopolizuara. Por gjithashtu duhen politika nga poshtë-lart për të ndihmuar komunitetet e shkatërruara ekonomikisht të krijojnë mundësi të reja dhe të ruajnë besimin e anëtarëve të tyre në ekonominë e tregut. Kriticizmi populist duhet mbajtur parasysh, edhe nëse propozimet radikale të liderëve populist nuk ndiqen skllavërisht. Kjo është esenciale në mbajtjen gjallë të tregjeve ashtu edhe të demokracisë.

*Raghuram G. Rajan, guvernator i Bankës së Kursimeve të Indisë nga 2013-a në 2016-n, është profesor i Financës në Shkollën e Biznesit në Universitetin e Çikagos dhe autor i “Shtylla e Tretë: Si tregjet dhe shteti e lënë komunitetin pas”./ Gazeta Liberale

 

(Visited 1 times, 1 visits today)

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *