Showbiz

Pse ka mbetur beqare? Flet Eranda Libohova: Ndihem shumë mirë! (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Eranda Libohova është pa asnjë dyshim një ndër këngëtaret dhe artistet më të dashura për publikun shqiptar, duke i rezistuar me po aq sukses të dyja epokave: asaj të viteve të fundit të kmunzimit dhe tranzicionit. Eranda dhe motra e saj, Irma, në një duet janë shpallur fituese të Festivalit të Këngës, në vitin 1987, me këngën “Nuk e harroj”.

E plotësuar profesionalisht, ajo ka folur së fundi edhe për jetën private duke prekur një pikë nevralgjike: arsyen përse nuk u martua asnjëherë. Në një intervistë për emisionin “Fol me Mua”, këngëtarja shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por shtoi se kjo nuk do të thotë se është më pak e lumtur pasi s’i nuk i mungon dashuria.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar. Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur”, tha Eranda.

“Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar. Unë ndihem shumë mirë në të gjithë qenien time.  Nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha këngëtarja, duke qenë se ka mbetur beqare.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH