Aktualitet

Universitas vjen këtë të shtunë me titullin: Pse humbi opozita

Shkruar nga Liberale
Universitas vjen këtë të shtunë me titullin: Pse humbi

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Pse humbi opozita".

"Faktorët që kontribuan në humbjen e opozitës janë të shumtë. Disa prej tyre tashmë theksohen nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Të tilla si shitblerja masive e votës, moskryerja e detyrës nga forcat e rendit, kërcënimet mbi administratën, apo dhe patronazhistët”, shkruan Mile.

Në rubrikën “Profil”, profesor Vladimir Myrtezaj vjen me shkrimin me titull “Sallahane".

"Sa herë gjendem në hyrje të qytetit ku kam lindur, në Shkodër, kam një ndjesi të përzier, të çuditshme. Bëhem fundekrye vëmendje.”

Më pas do gjeni një Koment nga Andrzej Duda me titull "Krenaria e Republikës, 230 vjetori i Kushtetutës polake".

Ndërsa do të gjeni edhe një OP-ED nga Nemanja Rujeviç me titull "Ballkani, nonpaper shqetësim dhe panik sipas ritualit".

"Nganjëherë janë të çuditshme rrugët e lajmeve. Në shkurt 2019 bëri jehonë teksti i gazetës Frankfurter Rundschau, ku thuhej se ekzistonte një plan i përfunduar për shkëmbimin e territoreve të Serbisë dhe Kosovës në 17 pika – kishte mbetur vetëm për t'u nënshkruar në qershor të atij viti. Por "plani" në fakt erdhi nga një portal maqedonas në shqip, që nuk ka as redaktor dhe as impresum."

Për t’i lënë radhën rubrikës “Campus” ku do të gjeni dy shkrime: “Ditët e Studimeve Shqiptare në UET/ Universiteti hibrid, sfida dhe mundësia e diktuar nga ‘Normaliteti i ri’

"Universiteti Europian i Tiranës zhvillon për të tetin vit radhazi konferencën ndërkombëtare Ditët e Studimeve Shqiptare me temë “’Normaliteti i ri’- sfida dhe mundësi”. Në këtë konferencë janë paraqitur 60 kërkime, nga 100 kërkues vendas dhe të universiteteve partnere."

Dhe shkrimi tjetër: “Paneli i Fakultetit të Shkencave Humane sjell debatin e përballjes së individit me normalitetin e ri post-Covid".

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH