Showbiz

Pse Harry dhe Meghan nuk ishin të ftuar në pritjen shtetërore në Buckingham Palace

Shkruar nga Liberale
Pse Harry dhe Meghan nuk ishin të ftuar në pritjen shtetërore

Përplasje e re në familjen mbretërore në prag të funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth, që zhvillohet këtë të hënë. Mbreti Charles III dhe gruaja e tij Camilla zhvilluan një pritjen në Buckingham Palace, mbrëmjen e së dielës, ku morën pjesë shumë liderë botërorë.

Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, e morën ftesën në fillim të javës ashtu si Kate dhe William. Të dy duhet të kishin marrë pjesë në banket si të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore për të pritur qindra liderë botërorë, mbretër të huaj dhe ambasadorë nga vende të ndryshme të globit.

Sipas Telegraph, megjithatë, ftesa u tërhoq: Duka dhe Dukesha e Sussex-it, në fakt, nuk janë më "me detyra mbretërore" dhe për këtë arsye nuk janë formalisht pjesë e familjes mbretërore.

Në fakt, që nga janari i vitit 2020, çifti ka hequr dorë nga kurora dhe nuk i kërkohet më të respektojë rregullat e saj. Po kështu, nuk mund të gëzojë më “privilegjet” e rezervuara për anëtarët e familjes mbretërore. Çështja kishte zënë vend edhe ditët e fundit, kur Harry nuk kishte mundur të vishte uniformën ushtarake gjatë ceremonive publike për nder të sovranit të ndjerë.

Mbreti Charles III më pas donte të bënte një përjashtim, duke lejuar djalin që kishte me Lady Dianën të vishte uniformën me rastin e lamtumirës së fundit në sallonin e funeralit të Westminster Hall./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH