Analizë

“Pse fituesi i Big-Brother ju intereson shqiptarëve më shumë se kush fiton bashkitë?”

Shkruar nga Liberale
“Pse fituesi i Big-Brother ju intereson shqiptarëve më

Nga Kreshnik Spahiu

Dje rrugët e Shqipërisë ishin bosh….

Qetësia dhe mungesa e njerëzve nëpër rrugë të kthenin në retrospektivën e Pandemisë dhe gjendjes jashtëzakonshme.

Pak makina, pak njerëz. Qyteti ngjante i vdekur, por gjallëronte brenda çdo shtëpie.

Dje ishte e shtunë dhe të gjithë ishin ngulur para ekranit të televizorit për të parë kush do eliminohej nga Big Brother.

Në çdo kafene apo restorant gjatë javës debatohet mbi Oltën dhe Luizin.

Luizi një burrë tipik shkodran me humor ka fituar zemrat e miliona shqiptareve në një realitet televiziv. Luizi ka punuar në jetë diplomat, jurist dhe artist. Asnjë nga të tre profesionet nuk ja dha dot suksesin apo famën e sotme në një realitet televiziv.

Spektakli po zhvillohet në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale për bashkitë e Shqipërisë, por askush nuk ka interes për ato dhe rezultatin e tyre.

Po pse kjo diferencë e madhe mes interesit për fituesin e Big-Brother dhe indiferencës për fituesin e Bashkive:

- sepse rezultati i zgjedhjeve lokale dihet se kush është fituesi dhe lufta elektorale ka degraduar se kush do jetë grupimi më i humbur i 2 apo 3 në zgjedhje: Vula apo foltorja.

- sepse Big-Brother i duket shqiptarëve më real dhe i vërtetë sesa revolucioni maskave të Sali Berishës që ka degraduar me 500 veta në shesh dhe ka devijuar realitetin shqiptar nga largimi Ramës në largimin e Yuri Kim

- sepse aktorët si Luizi, Kiara, Olta janë më rrinj dhe simpatik sesa aktorët komik të politikës

- sepse shqiptarët sot njohin më shumë Luizin sesa Belind Këllicin dhe jo rastësisht një sondazh i Euronews rezultonte që 30% e qytetarëve Tiranës nuk e dinin fare kush është Belindi.

- sepse votimet në Big Brother i duken njerëzve më të fshehta dhe të drejta se votimet ku numërojnë votat komisionarët e PS-PD

- sepse figurat e Big Brother janë më pak të konsumuar se figurat e urryera të politikës dhe kryetareve të partive.

- sepse në Shqipëri ka vdekur shpresa dhe shqiptarët nuk kanë asnjë pritshmëri pas zgjedhjeve bashkiake.

Shqiptarët nuk janë aq budallenj sa të harxhojnë kohë me protesta dhe fushata elektorale rrugëve dhe përdoren si prezervativ nga prostitutat 33 vjeçare të politikës.

Më mirë qëndrojnë në shtëpi duke shijuar hiret e Kiarës dhe Oltës sesa të protestosh në bulevard për politikanë të çmendur dhe me probleme psiqike.

Jo rastësisht në tubimin e fundit, në qiell valëvitej një flamur: “Luiz Ejlli, kryeministri i ardhshëm”.

Sepse ky është fundi më komik i një brezi i cili ka mbyllur ciklin në politik.

A e dini çfarë ndodh nëse çmimi i madh i Big-Brother shpallet në sheshin Skënderbej LIVE në të njëjtën orë me zgjedhjet e 14 Maj?

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH