Showbiz

Pse fëmijët duhet të hanë vezë na e tregojnë studiuesit

Shkruar nga Liberale

Studiuesit amerikane kanë zbuluar që fëmijët që konsumojnë vezë kanë në gjak nivele më të larta të acideve yndyrore si dhe ushqyes që favorizojnë trurin dhe rritjen e tyre si dhe zhvillimin e trurit.

Këtë e ka vërtetuar një skuadër kërkuesish nga Brown School në Universitetin e Washingtonit në St. Louis. Për studimin janë marrë 83 fëmijë 6 dhe 9 muajsh në 160 familje gjithsej.

Fëmijëve iu janë dhënë vezë për 6 muaj, ndërsa në fund të eksperimentit, në gjakun e fëmijëve është gjetur sasi e madhe e colina-s, i cili është një ushqyes esencial që reagon si vitamina B dhe DHA që luajnë rol të rëndësishëm në funksionimin e trurit si dhe transmetimin e sinjaleve nervore.

Ashtu sikurse edhe qumështi, vezët janë të programuara për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e organizimit pasi përmbajnë acide yndyrore, proteina, kolina, vitamina A, B12 dhe selino krahasuar me ushqime të tjera.

Ndërkohë, fëmijët të cilët nuk janë ushqyer me vezë në mënyrë të rregullt kanë treguar ulje të rritjes së tyre në krahasim me të tjerët. Për këtë arsye vezët janë fondamentale në ushqim dhe jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH