Aktualitet

PS zhvillon nesër Asamblenë Kombëtare, zbardhet agjenda e punimeve

Shkruar nga Liberale

Ditën e mërkurë në orën 17:30 pritet të zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Sipas organizatorëve, në mbledhjen e Asamblesë së PS do të miratohet projektvendimi për thirrjen e Kongresit të jashtëzakonshëm të partisë, i cili do të mbahet më 12 qershor.

Po ashtu, do të bëhet një analizë e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit si dhe do të nisë përgatitja për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të PS.

Mes të tjerave, Asambleja do të miratojë pr/vendimin për regjistrin digjital të anëtarësisë së partisë dhe do të nisë fushatën për anëtarësimet e reja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH