Politikë

"PS po mbledh kartat e ID, duan të manipulojnë zgjedhjet"

Shkruar nga Liberale
"PS po mbledh kartat e ID, duan të manipulojnë zgjedhjet"

Kreu i "Rithemelimit", Sali Berisha ka deklaruar sot se qeveria po përgatit masakrën zgjedhore tashmë kur duket se mazhoranca “ka marrë frerët” për përgatitjen e zgjedhjeve lokale.

Në një deklaratë për mediet, kreu i PD u shpreh se ka marrë informacione se Partia Socialiste sipas tij, ka nisur që të mbledhë kartat e identitetit për të manipuluar zgjedhjet.

Ndër të tjera, Berisha tha se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe shtoi me bindje se do të fitojnë.

“Do fillojmë lëvizje shpëtimtare për Shqipërinë përndryshe kjo qeveri nuk ka të ndalur. Kam të dhëna se kanë filluar përsëri të grumbullojnë letërnjoftimet kartat e identiteti. Kam informacione se po i grumbullojnë, po përgatisin prapë kasaphanën zgjedhore. Ju lutem në të gjitha takimet këto dy do jenë çështjet më kryesore dhe tematikat tona. Në zgjedhje do marrim pjesë dhe do fitojmë, asgjë nuk na detron ne të shmangemi nga kjo fitore”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH