Aktualitet

PS paralajmëron komisionerët: Asnjë votë të mos tjetërsohet

Shkruar nga Liberale
PS paralajmëron komisionerët: Asnjë votë të mos

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi, në emër të Edi Ramës ka kërkuar që të të numërohet çdo votë dhe asnjë votë të mos tjetërsohet.

Muzhaqi tha se tashmë është koha për të vijuar numërimin e votave deri në fund që vullneti i shqiptarëve të respektohet deri në fund.

“Presim me padurim dhe rezultatin në Durrës dhe Tiranë dhe kemi mundësi dhe për 2 mandate të tjera. Përtej numërimit të tjerë përfundimtar tani është koha është për t’u angazhuar me të njëjtën përgjegjësi për numërimin e votave për kandidatët. Vullneti i shqiptarëve që u shpreh përmes votës dhe angazhimit maksimal duhet respektuar deri në fund. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të tjetërsohet“, u shpreh Muzhaqi.

Më tej kandidatja për deputete nga PS tha se kalimi i votave nga një kandidat tek tjetri është një krim zgjedhor dhe nuk do të tolerohet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH