Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për mitingun përmbyllës të këtij rrugëtimi elektoral, të cilin e ka udhëhequr kryesocialisti Edi Rama.
Mësohet se nuk do të jetë një, por dy mitingje përmbyllëse në dy qytete të ndryshme.
Të premten, në ditën e fundit të fushatës, socialistët fillimisht planifikojnë një miting përmbyllës elektoral në Durrës.
Gjatë kësaj fushate elektorale, krye-socialisti Edi Rama i ka kushtuar një vëmendje të posaçme qytetit bregdetar ku socialistët rikandidojnë Emiriana Sakon përballë Igli Carës nga koalicioni Berisha-Meta.
Mbrëmjen e të premtes, socialistët do të ketë mitingun e dytë përmbyllës në Tiranë, ku garon Erion për një mandat të tretë.