Aktualitet

PS i përgjigjet Metës: Të hënën votojmë dy anëtarët e Kushtetueses

               Publikuar në : 11:37 - 09/11/19 liberale

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot nga takimi i PS, ku prezantohen kandidatët që garojnë për zgjedhjet e 16 nëntorit se pavarësisht letrës së Presidentit, Ilir Meta për pezullimin e procesit për anëtarët e gjykatës Kushtetuese, PS do t’i votojë emrat në Kuvend, ditën e henë.

“Është e vërtetë që në mes të tetorit të kaluar KE nuk arriti të merrte vendimin për celjen e negociatave, por nuk duhet të jemi pesimiste. Qeveria jonë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama i ka përmbushur të gjithë detyrimet që ka për fillimin e bisedimeve. Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në gjykatën Kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën. Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë. Ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës ajo të jetë funksionale”, – tha Balla. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *