Aktualitet

PS dhe opozita në tryezë për “Zgjedhoren”, reagon ambasada e SHBA

               Publikuar në : 15:52 - 14/01/20 liberale

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përshëndetur uljen në tryezën e dialogut të të gjitha palëve politike, në kuaqdër të zhvillimit të Reformës Zgjedhore.

Ambasada shkruan se Reforma do të forcojë demokracinë në Shqipëri, teksa shpreson që palët politike të vazhdojnë në këtë frymë bashkëpunimi.

Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, thuhet në reagim./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back