Aktualitet

PS depozitoi kërkesën për shkarkim, Meta takon ambasadorët e BE

               Publikuar në : 12:38 - 17/06/19 V Liberale

Presidenti Ilir Meta ka takuar ambasadorët e Bashkimit Europian në vendin tonë. Mësohet se takimi është zhvilluar mëngjesin e sotëm në pallatin e Brigadave.

Takimi i cili ka zgjatur rreth dy orë vjen në një kohë kur presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për anulimin e zgjedhjeve.

Mësohet nga burime nga pallati i Brigadave se Presidenti i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetet në Kushtetutë dhe tashm‰ ka fuqi ligjore pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Ndërsa sot Partia Socialiste dorëzoi kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Disa ditë më herët edhe kryeministri Edi Rama u takua me ambasadorët e BE. Në takim mori pjesë edhe e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Onse. Takimi i Ramës me ambasadorët zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta dhe u zhvillua në Kryeministri./Gazeta Liberale

(Visited 3 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *