Aktualitet

PS bie dakord që të hapen vetëm kutitë e ankimuara në Berat

Shkruar nga Liberale
PS bie dakord që të hapen vetëm kutitë e ankimuara në

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është mbledhur sërish këtë të enjte, kësaj here për të shqyrtuar kërkesën e e partive opozitare për rinumërim në Qarkun e Beratit. Dy përfaqësuesit e partive opozitare, PD-së dhe LSI-së, kërkuan që të rihapej çdo kuti në Berat, për të lexuar siç duhet vullnetin e qytetarëve,

“Do të ishim të mendimit që të vijojmë me hapjen e të gjithë Qarkut të Beratit”, tha përfaqësuesi i LSI-së.

Por kjo kërkesë ankimore, sipas socialistëve nuk është në përputhje me Kodin Zgjedhor. Megjithatë Eridian Salianji u shpreh se është dakord që të hapen kutitë vetëm për ato që qendra votimi që janë kërkuar nga ankimuesit.

“Për të hequr çdo dyshim mbi procesin e vlerësimit të votave në Berat, biem dakord që të hapen kutitë e kërkuara në kërkesën ankimore të ankimuesit, pavarësisht se jemi të mendimit që mandati nuk do të ndryshojë. Por rikthesoj që ky mandat me këtë proces që do të zhvillojmë do të konfirmojmë që është një mandat i fituar konform rregullave ligjore”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH