Aktualitet

PS bëhet me dy “Balla” në Kuvend, zbulohet pasuesi i Rrahman Rrajës pas dorëheqjes si deputet

Shkruar nga Liberale
PS bëhet me dy “Balla” në Kuvend, zbulohet pasuesi i

Pas lënies së mandatit të Rrahman Rajës si deputet i PS, karrigen e tij pritet ta zërë Arkend Balla.

Ai do të ulet në radhët e socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë, i pari në listën e radhës së qarkut Durrës nga radhët e socialistëve pas zgjedhjeve të 2021, pasi Rraja zgjodhi të linte mandatin e deputetit pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Krujë, kur vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy persona.

Vetëm nëse Balla do të refuzojë mandatin, e drjta do ti kalojë kandidatit të radhës në listë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH