Aktualitet

Provimet e maturës/ Pyetje me zhvillim, teza me 3 nivele vështirësie

Shkruar nga Liberale
Provimet e maturës/ Pyetje me zhvillim, teza me 3 nivele

Provimet e maturës shtetërore fillojnë më 3 qershor dhe mbyllen në datën 15 të këtij muaji. Për shkak të situatës më të përmirësuar nga Covid-19, në testet e sivjetshme rikthehen pyetjet me zhvillim si dhe esetë në lëndën e gjuhës shqipe dhe atë të huaj.

"Zgjatja e testit është 2 orë e gjysmë për të gjitha lëndët që janë provim. Testi do të vijojë të ketë 60 pikë. Pragu i kalueshmërisë do të jetë 25%, si vitin e kaluar. Do të ketë rreth 20 pyetje me alternativa dhe pjesa tjetër me zhvillim."

Rezana Vrapi, drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore tregon për A2, se tezat e provimeve do të jenë të shkallëzuara, sipas niveleve të vështirësisë. Nuk do të mungojnë as pyetjet e vështira për të ndarë nxënësit e 9-s nga ata të 10-s.

"24 pikë të testit janë në nivelin e parë, të ndarjes së notave 4-5-6. Po 24 pikë janë për nivelin e dytë dhe pjesa e mbetur, 12 pikë është niveli i treë, ku aty pozicionohen nxënësit e 9-10."

Edhe pse këtë vit, mësimi u zhvillua në kushte të vështira, më shumë online sesa në klasë, specialistët nuk kanë reduktuar programin mësimor.

Vrapi këshillon maturantët të punojnë më shumë këtë periudhë ndërsa i siguron se testi i provimeve do të jetë më i kontrolluar.

Provimi i parë nis në 3 qershor me gjuhën e huaj, në 7 qershor zhvillohet testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, në 11 matematika dhe në 15 qershor lënda me zgjedhje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH