Aktualitet

Provimet e maturës, publikohen rezultatet në gjuhën e huaj

Shkruar nga Liberale
Provimet e maturës, publikohen rezultatet në gjuhën e huaj

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar këtë të enjte rezultatet e provimit të maturës shtetërore për gjuhën e huaj.

Lajmi u bë publik nga vetë ministrja Evis Kushi, e cila në faqen zyrtare në “Facebook” ka ndarë adresën elektronike në të cilën maturantët mund të kontrollojnë notën që kanë marrë.

Ajo thotë se një pjesë e mirë e maturantëve janë vlerësuar me notë maksimale.

“Jam optimiste për rezultatet e maturantëve tanë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, gjuhë e huaj, ku një pjesë e mirë kanë shkëlqyer me rezultatet e tyre maksimale. Urimet më të mira të gjithëve”, shkruan ministrja.

Maturantët testuan njohuritë e tyre në gjuhën e huaj në datën 3 qershor. Në rang kombëtar, sipas të dhënave të ministrisë janë gjithsej 34 mijë maturantë.

Për të verifikuar rezultatin, klikoni këtu!

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH