Aktualitet

Provimet e maturës, panik te “Sami Frashëri”, maturantit i shkon në ndihmë ambulanca

Shkruar nga Liberale
Provimet e maturës, panik te “Sami Frashëri”, maturantit i

Mbi 30 mijë maturantë në mbarë vendin zhvilluan  këtë të mërkurë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi rreth orës 12:30.

Mësohet se një nxënës në shkollën “Sami Frashëri ” në Tiranë ka pësuar gjendje ankthi, dhe u desh mbërritja e ambulancës dhe e mjekëve si pasojë e gjendjes së ngarkuar. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues. Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe.

Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletë-përgjigjeve të provimeve, një kërkesë kjo e maturantëve dhe mësuesve pasi shkaktonte konfuzion te maturantët dhe ngatërresa në korrigjime. Po ashtu, ndryshe nga vite me parë, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.

Pas provimit të gjuhës shqipe maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Matematikës më 13 qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH