Aktualitet

Provat e reja nga Presidenti, reagon Vasili: Ku është fshehur SPAK?

               Publikuar në : 20:34 - 20/02/20 liberale

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se dokumentet e publikuara nga presidenti Meta për zgjedhjen anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, janë dëshmi e rëndë e kapjes monstruoze së shtetit.

Në një postim në Facebook, Vasili ngre disa pyetje për institucionet që duhet të reagojnë sipas tij në këtë situatë dhe një prej tyre është SPAK.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Fakte monstruoze, qe ulërijnë për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese nga rilindja!(Dokumente)

Dokumentet e publikuara nga presidenti janë nje deshmi shume e rende e kapjes monstruoze te shtetit si kurre ndonjehere ne keto tridhjete vite pluralizem.

Ku eshte prokuroria dhe policia???

Ku jane fshehur?

Ku eshte SPAK?

Apo po kerkon se ku do ta degdise dosjen.

Apo presin urdhrat e Edi Rames.

Apo po kerkojne ndonje fshatar ta arrestojne se ka bere ndonje mur pa leje dhe ta japin ne 20 televizione dhe 200 portale sikur zune armikun e shekullit.

Ndersa horrave ne parlament e ministri te drejtesise, qe e shnderruan shtetin ne mafie ju bejne fresk dhe u ferkojne kurrizin.

Ku eshte pra reforma ne drejtesi???

Turp.

Shihini provat ulëritëse (dokumente) te rrembimit te shtetit nga banditet e qeverise./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back