Aktualitet

Prova shtesë për Gjirokastrën, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Shkruar nga Liberale
Prova shtesë për Gjirokastrën, Kolegji Zgjedhor rrëzon

Pas KAS-it, “beteja” e opozitës që kërkon pavlefshmëri për votimet e 25 Prillit po zhvillohet në Kolegjin Zgjedhor. Ditën e sotme nisi shqyrtimi për ankimin që partitë kanë bërë për Gjirokastrën.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë rrëzuar kërkesën e PD-së për të marrë prova shtesë nga institucione të tjera dhe LSI-së për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Gjirokastër.

Disa nga anëtarët që po morën në shqyrtim ankimin janë Alma Kolgjoka, Asim Vokshi, Gentian Medja, Manjola Xhaxho dhe Sokol Ibi.

Ndërkohë sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në Korçë, Elbasan dhe Fier.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH