Këngëtari Luiz Ejlli ka të njëjtat shije dhe poza kur vjen puna te vajza që ai pëlqen. Në rrugëtimin e ri që ka nisur në Big Brother VIP, këngëtari e ka shprehur hapur pëlqimin me Kiara Titon.
Ditën e djeshme, para se të niste spektakli Luizi dhe Kiara po qëndronin me njëri-tjetrin dhe vendosën të pozonin para kamerave. Mes fotografive donin të kishin një moment sensual, ku Kiara mori pozë por Luizi i ndryshoi pozicion duke i hedhur duart rreth trupit të Kiarës.
“Dukemi si çift i sapo fejuar”, i tha Luizi ndërsa të dy qeshën.
Por nëse bën një kërkim në rrjet të Luiz Ejllit me vajzën e Jozefina Topallit del se këngëtari ka mbajtur të njëjtën pozë në kohën kur ishin të lidhur me njëri-tjetrin.
Disa e kanë interpretuar në rrjet pozimin e Luizit me Kiarën si shenjë që provon se ai është i dashuruar vërtet me moderatoren.