Aktualitet

Protestuesit shpërndahen në disa zona rreth Kryeministrisë

Shkruar nga Liberale
Protestuesit shpërndahen në disa zona rreth Kryeministrisë

Një orë pas fillimit të protestës, qytetarët janë shpërndarë në disa pjesë rreth bulevardit "Dëshmorët e Kombit" pranë Kryeministrisë.

Disa qytetarë janë zhvendosur në zonën e ish-bllokut ndërsa disa në lulishten pranë Presidencës.

Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve nga Parku Rinia deri tek Presidenca dhe tashmë janë riformatuar pasi priten që të vijojë sërish protesta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH