Aktualitet

Protestuan për largim e konsullit grek, gjobiten me 5 mln lekë

Shkruar nga Liberale
Protestuan për largim e konsullit grek, gjobiten me 5 mln lekë

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur 5 milionë lekë të reja gjobë për “Djemtë e Labërisë” të cilët organizuan paraditen e sotme një tubim paqësor para Konsullatës Greke në Gjirokastër. Sipas ISHSH protestuesit kanë shkelur aktin normativ për ndalimin e tubimeve në kohë pandemie.

Protestuesit kishin kërkuar leje në Drejtorinë Vendore të Gjirokastrës, e cila e ka refuzuar kërkesën e tyre në zbatim të aktit normativ.

Ata kërkojnë largimin e konsullit grek në Gjirokastër, për shkak se pretendojnë se u janë cenuar të drejtat e shqiptarëve në Greqi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH