Aktualitet

Protestë para Parlamentit për Butrintin

Shkruar nga Liberale
Protestë para Parlamentit për Butrintin

Përfaqësues nga shoqëria civile kanë dalë në protestë, ndërkohë që në Kuvend po diskutohet projektligji për menaxhimin e Butrintit.

Arkeologu Apollon Baçe ka thënë se, specialistët nuk janë pyetur për këtë çështje.

“Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafirë. Fitimi i kalon fondacionit dhe jo shqiptarëve”, është shprehur ai jashtë Kuvendit.

Kujtojmë se, Komisioni për Politikën e Jashtme ka miratuar projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH