Kronikë

Protestë në Ankona për vrasjen e Klajdi Bitrit

Shkruar nga Liberale
Protestë në Ankona për vrasjen e Klajdi Bitrit

23-vjeçari shqiptar Klajdi Bitri, u vra në Ankona të Italisë pasi u godit në gjoks me një shtizë peshkimi nga një algjerian.

I riu ndërhyri për të shuar sherrin mes shokut të tij, dhe një algjeriani që u konfliktuan për një parakalim, por u sulmua nga 27-vjeçari i huaj i cili ra në pranga katër orë pas vrasjes

Lindita Elezi, këshilltare rajonale në rajonin e Marche tha se ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik. Ajo tregoi se 23-vjeçari shqiptar ishte një person i integruar shumë mirë në vendin ku jetonte dhe asnjëherë nuk kishte krijuar probleme.

Elezi tha se komuniteti i zonës do të organizojë një manifestim në qytetin e Ankonës ku do të kërkojnë drejtësi për 23-vjeçarin

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH