Globi

Protestat e dhunshme në SHBA, Trump mbyllet në bunker

Shkruar nga Liberale
Protestat e dhunshme në SHBA, Trump mbyllet në bunker

Qindra manifestues të dhunshëm sulmuan forcat e sigurisë dhe ndërtesat përgjatë bulevardeve që shtrihen përqark Shtëpisë së Bardhë duke djegur disa prej tyre.

Disa media amerikane shkruajnë se prej natës së të premtes, agjentët e shërbimeve sekrete e evakuuan Trumpin, familjarët e tij dhe disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në një bunker sekret për ta siguruar për çdo të papritur.

Dita e gjashtë e protestave për vrasjen nga policia të afro-amerikanit Xhorxh Flloid i ka gjetur protestat të shtrira në të paktën 140 qytete të vendit. Në 40 prej tyre është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe trupat rezervë të ushtrisë amerikane të Gardës Kombëtare, të gatshme për të ndërhyrë në trazira brenda vendit janë aktivizuar në 15 shtete federale dhe në kryeqytetin Uashington.

Në media flitet për disa viktima e të plagosur gjatë këtyre ditëve, por ende nuk jepet një shifër e përgjithshme e saktë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH