Aktualitet

Protesta tek PD/ Prokuroria kërkon arrest shtëpie për 5 të akuzuar

Shkruar nga Liberale
Protesta tek PD/ Prokuroria kërkon arrest shtëpie për 5 të

Nga 34 të arrestuar për protestën tek PD, vetëm për 5 prej tyre akuza kërkon arrest shtëpie. Një ditë përpara protestës së 8 janarit të thirrur nga komisioni i rithemelimit në Partinë Demokratike ka mbërritur në komisariatin digjital një denoncim ku thuhej se persona të armatosur ndodheshin brenda selisë blu.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhet me detaje roli i gjithsecilit prej të arrestuarve, nga ku rezulton që mbështetësit e Berishës me mjete rrethanore, trapan, varre etj kanë dëmtuar dyert dhe kanë tentuar të hyjnë brenda në seli. Ndërsa mbështetësit e Bashës kanë goditur me sende të forta protestuesit dhe kanë hedhur mbi ta lëndë të ndryshme.

Prokuroria është duke hetuar për të vërtetuar se çfarë lënde u përdor nga brenda selisë së Partisë Demokratike, në drejtim të protestuesve. Shtetasit nga Gjakova kanë mohuar përfshirjen në protestë duke pretenduar se ndodheshin në Tiranë pasi do të përcillnin një të afërmin e tyre në Norvegji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH