Aktualitet

Protesta tek kryeministria kundër maskës, procedohen 15 persona

Shkruar nga Liberale
Protesta tek kryeministria kundër maskës, procedohen 15 persona

15 protestues janë proceduar penalisht për protestën para kryeministrisë kundër masës më të re për mbajtjen e maskës me detyrim në ambiente të brendshme dhe të jashtme.

Protesta u mbaj dje pasdite tek bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” teksa Policia ndërhyu dhe shoqëroi disa persona.

Duket se nga protesta s’ka pasur të arrestuar por vetëm të proceduar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Vjedhja”.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë i shtetasit E.P., 24 vjeç, pasi ditën e djeshme ka vjedhur disa veshje në mjetin në pronësi të shtetasit G.H. Gjithashtu nga verpimet ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.10.2020, ka dëmtuar xhamat e mjetit të shtetasit J.B, si dhe ka vjedhur disa vegla pune në servisin e shtetasit A. Ç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, filloi procedimi penal ndaj 15 shtetas, pasi ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë organizuar dhe protestuar në kundërshtim me masat anti-covid. Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse gjobë për 15 shtetasit.

Nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për shtetasin në kërkim K.B, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

—-

Më datë 16.10.2020, rreth orës 00:40, shtetasi A.Dh.,kallëzon se më datë 15.10.2020, rreth orës 22:00, dyshohet se dy persona të panjohur e kanë ndjekur në hyrje të pallatit ku ai banon. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH