Aktualitet

Protesta/ OSBE: Ndalimi i dy gazetarëve të hetohet si duhet

Shkruar nga Liberale
Protesta/ OSBE: Ndalimi i dy gazetarëve të hetohet si duhet

Zyra e OSBE-së në Tiranë ka reaguar për ndalimin e dy gazetarëve, gjatë protestave që po zhvillohen për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i Policisë.

Më tej thuhet në reagim, se e drejta e gazetarëve për të mbuluar protestat është domosdoshmëri për zhvillimin demokratik.

“E drejta e gazetarëve për të mbuluar protestat është domosdoshmëri për zhvillimin demokratik. Ne kemi besim se incidentet që prekën gazetarët Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani do të hetohen si duhen”- thuhet në reagimin e shkurtër të OSBE-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH