Mbi 50 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës deri më tani për protestën e dhunshme të Sali Berishës. Sipas News 24, janë shoqëruar edhe 8 persona që ndodheshin brenda selisë së Partisë Demokratike. Të ndaluarit janë dërguar në Komisariate dhe në drejtorinë vendore të policisë në kryeqytet.
Shumica e të shoqëruarve janë kapur në flagrancë dhe akuzohen për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor.
Policia e Shtetit bëri të ditur se “do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, si dhe do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore, çdo veprim procedural i nevojshëm, me qëllim zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në akte dhune, për të garantuar nxjerrjen e tyre pa dallim, para drejtësisë”.