Globi

Protesta në Francë, protestuesit përplasen me policinë

Shkruar nga Liberale
Protesta në Francë, protestuesit përplasen me policinë

Parisi është përfshirë nga protesta të ashpra të cilat kundërshtojnë sistemin e pensioneve.

Ndërkohë, protestuesit të cilët tentuan të hynin në stacionin e trenit në Gare de l’Est, janë përplasur me forcat e policisë, ndërsa kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se reformat janë esenciale, që të thjeshtohet sistemi aktual i pensioneve, por kundërshtarët e tij thonë se reformat e reja do të bëjnë që qytetarët të punojnë për një kohë më të gjatë, përpara se të dalin në pension.

Punëtorët e transportit në Francë kanë hyrë në grevë që prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar, duke kundërshtuar sistemin e ri të pensioneve. Njëherësh, kjo është greva më e gjatë në Francë në 51 vjetët e fundit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH