Aktualitet

Protesta në Belgjikë dhe Britaninë e Madhe kundra masave anticovid

               Publikuar në : 11:48 - 30/05/21 liberale

Masat kufizuese kundër COVID -19 janë lehtësuar në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, në një pjesë të tyre ka ende shumë pakënaqësi nga qytetarët.

Në Belgjikë policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila ishte mbledhur në Bruksel për të protestuar kundër kufizimeve COVID-19. Rreth një mijë protestues, veçanërisht nga Holanda, Gjermania dhe Belgjika, u mblodhën në një nga parqet më të mëdhenj në kryeqytetin e Belgjikës, ndërkohë që një grup i tyre marshoi në drejtim të Komisionit Evropian, për të kritikuar politikën e vaksinimit të miratuar nga vendet europiane.

Githashtu edhe në Britaninë e Madhe u zhvilluan protesta të organizuara kryesisht nga persona që kundërshtojnë vaksinën, pasaportën anti-COVID dhe maskat. Dyqanet u detyruan të mbyllen herët teksa demonstruesit protestonin ndaj një detyrimi të vendosur nga qeveria për të mbajtur maska në hapësira të mbyllura. Protestuesit i shohin kufizimet e COVID-19 si të panevojshme dhe shkelje të të drejtave njerëzore. Ndërkohë që një studim i kryer nga akademikë në universitetin e Oksfordit në vjeshtën e vitit 2020 paralajmëroi se një pakicë e konsiderueshme e njerëzve besojnë teoritë konspirative në lidhje me vaksinat e koronavirusit dhe COVID-19.

Rritja e fundit e rasteve me variantin indian të virusit COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, ka nxitur teoritë se heqja e kufizimeve përfundimtare të COVID-19 në 21 qershor, mund të vonohet, ndërkohë që vendi ishullor ka arritur që të vaksinojë me një dozë më shumë se 39 milion banorë.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back