Aktualitet

Protesta/ Meta publikon videon: Dhuna është e papranueshme!

Shkruar nga Liberale
Protesta/ Meta publikon videon: Dhuna është e papranueshme!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas protestës e cila u mbajt sot në Sheshin "Skënderbej", teksa ka publikuar edhe një video.

Kreu i Shtetit thotë se dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës??, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë.

"Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës??, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë?? gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.

E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.

Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.

ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!", shkruan Meta në Facebook. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/2992418964137690/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH