Aktualitet

Protesta/ Meta: Dita me diell duket që në mëngjes, Edi Rama është i rrëzuar!

Shkruar nga Liberale
Protesta/ Meta: Dita me diell duket që në mëngjes, Edi Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen.

Ai u shpreh se, asgjë nuk do ta shpëtojë korruptuesin e ish-agjentit të FBI-së, McGongigal.

“Dita me diell duket që në mëngjes! Asgjë nuk i shpëton krimin dhe korruptuesin. Asgjë s’e shpëton. Mesazhin e sotëm e jep populli. Edi Rama është i rrëzuar. E di që është një fajtor dhe që nuk do t’i shpëtojë dot llogaridhënies. Është një fillim pakti. Është një ndryshim që do ndodhë me çdo çmim, në mënyrë që të mos i dëbojë Edi Rama fëmijët e shqiptarëve, por të ikë njëherë e mirë, një orë e më parë nga zyra e kryeministrit. Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH